Amarildo ishte lojtari i radhës që provoi fatin në Kutia 21. Amarildo me profesion agronom refuzoi vazhdimisht ofertat që i dha bankieri me shpresën se do të fitonte një shumë të konsiderueshme. Ai refuzoi dhe ofertën 325 eurosh pasi kishte në lojë shumat e mëdha 2 mijë dhe 10 mijë euro.
Ai mori 55 euro pasi arriti të gjejë figurën e personazhit të njohur në ekran. Megjithëse më pas humbi dhe shumën e madhe, Amarildo shpresonte për 2 mijë eurot që ishin ende në lojë. Si shkoi loja deri në fund? A e kishte Amarildo këtë shifër në kuti? Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.
/abcnews.al