Amanda Gorman, poetja 22 vjeçare është e njohur për poezitë e saj për raste historike, por dje ajo ka nënshkruar vetë historinë.
Gorman, 22, u bë poetja më e re e njohur që mori pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të 59 Presidencial. Ajo recitoi kompozimin e saj origjinal, “The Hill We Climb”, në Kapitol përpara Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe gjithë kombit.
22 vjeçarja, mbi të gjitha është një model frymëzimi për shumë persona, pasi në vitet e para ka pasur probleme në të shprehur dhe për këtë arsye e ka përdorur poezinë si mjet shpëtimi.
“We will raise this wounded world into a wondrous one…There is always light, if only we’re brave enough to see it—if only we’re brave enough to be it.”
Amanda Gorman makes history as youngest poet in recent history to read at a presidential inauguration: https://t.co/qjeUynJUdz pic.twitter.com/1p73XcyI3q
— ABC News (@ABC) January 20, 2021
Ajo tha se u inspirua në fjalimet e Abraham Lincoln dhe Dr. Martin Luther King, Jr në kohën që shkruajti poezinë e inaugurimit. Megjithatë, theksoi se trazirat e 6 janarit i dhanë zë poezisë.
Në Ditën e Përurimit, e vërteta e Gorman nuk u dëgjua vetëm në shkallët e Kongresit amerikan por edhe në të gjithë botën. Gorman u emërua Laureatja e Parë e të Rinjve amerikane në moshën 19 vjeçare. Kur ishte 16 vjeç ajo ishte Laureate e Poetëve të Rinj, ajo u rrit nga Joan, një nënë e vetme dhe mësuese e gjuhës angleze.
Gorman tha se poezia u bë mënyra e saj për të kapërcyer pengesat.
Ajo u diplomua nga Universiteti i Harvardit në vitin 2020. Gorman planifikon të botojë librin e saj të parë për fëmijë. Gjithashtu, ajo tha se ka një plan afatgjatë për të kandiduar për presidente në 2036./abcnews.al