Alves pranoi se kishte një lidhje me një vajzë në një klub nate, futbollisti akuzohet për sulm seksual

schedule17:48 - 27 Janar, 2023

schedule 17:48 - 27 Janar, 2023

Dani Alves u arrestua së fundmi me dyshimin për sulm seksual. Një vajzë e akuzon ish-lojtarin e Barcelonës se e ka detyruar të bëjë seks në banjën e një klubi nate në Barcelonë. Ngjarja ka ndodhur në fund të vitit të kaluar.

Sipas Marca, avokati i Dani Alves tha se lojtari pranoi se kishte një lidhje me një vajzë në një klub nate. Sipas avokatit, fillimisht Alves e mohoi lidhjen për shkak të dëshirës për të fshehur tradhtinë nga gruaja e tij.

Në të njëjtën kohë, Dani Alves mohon akuzat për dhunë seksuale. Ai tha se marrëdhëniet seksuale në tualet kanë qenë konsensuale.

Dani Alves është 39 vjeç. Për shkak të skandalit, klubu meksikan i Pumas ka shkëputur së fundmi kontratën me brazilianin. /G.D abcnews.al/