Alves mohon sulmin seksual: Unë thjesht po kërceja

schedule16:58 - 6 Janar, 2023

schedule 16:58 - 6 Janar, 2023

Dani Alves ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me sulmin seksual për të cilin akuzohet nga një vajzë, natën e 30 dhjetorit në një klub në Barcelonë.

Duke folur për herë të parë, pas incidentit, në emisionin “Y ahora Sonsoles”. Në kanalin spanjoll Antena 3, asi brazilian mohoi kategorikisht ngacmimin.

“Do të doja të mohoja gjithçka. Po, isha në atë vend, me njerëz të tjerë dhe më pëlqeu. Dhe ata që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej”, tha fillimisht Alves.
Dhe ai shtoi për këtë temë: “Unë po kërceja dhe po argëtohesha pa pushtuar hapësirën e njerëzve të tjerë. Nuk e di kush është kjo zonjë. Jo, nuk e bëra atë që tha”.

Megjithatë, vlen të theksohet se partnerja e ish-mbrojtësit 38-vjeçar të Barcelonës, Joana Sant, ka fshirë llogarinë e saj në Instagram pas kësaj ngjarjeje. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!