Altin Lala në Milano për Rashicën? “MilanNews” zbulon gjithçka

schedule08:49 - 4 Gusht, 2020

schedule 08:49 - 4 Gusht, 2020

Milot Rashica është lakuar si një objektiv i Milanit në merkato dhe kjo ka ndodhur më së shumti gjatë periudhës që flitej për Ralf Rangnick si kandidati kryesor për të të marrë drejtimin e klubit italian.

Në fund iu besua Piolit, por sulmuesi i Werder Bremen mbeti në skenë. Shkak ishte një fotografi e Altin Lalës, menaxherit të Rashicës, në Milano. Menjëherë nisi të flitej për një takim të tij me drejtuesit e Milanit, por diçka e tillë është hedhur poshtë.

Milannews.it shkruan se ka kontaktuar vetë Lalën dhe nuk konfirmohet një takim, ndaj për momentin s’mund të thuhet diçka më tepër. Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen, që nuk e lë të lirë pa 25 milion euro. RB Leipzig ka tentuar ta transferojë, por nuk e ka bindur klubin e sulmuesit dardan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!