Altin Lala flet si agjent i Rashicës, zbulon disa prapaskena

schedule16:44 - 14 Prill, 2020

schedule 16:44 - 14 Prill, 2020

Altin Lala, ish-futbollisti i Shqipërisë, tani është agjent i Milot Rashicës, me yllin dardan që kërkohet nga shumë skuadra. Wolves, Borussia Dortmund, Aston Villa dhe Liverpool, janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara.

Lala, në një intervistë për gjermanen Sport1, zbuloi: “Para përhapjes së pandemisë Koronavirus, kishim shumë kontakte me disa klube të ndryshme, kryesisht në Gjermani. Ata synonin të merrnin Rashicën që në janar, por ne e bëmë të qartë që do ta përfundojë sezonin te Ëerderi.

Konktaktet ishin të vazhdueshme dhe pas muajit janar dhe po shqyrtonim me kujdes ofertat. Për momentin, gjërat kanë mbetur në vend, por deri në fund të sezonit, do të ketë patjetër zhvillime”../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!