Altin Binaj betohet para presidentit Ilir Meta, sot nis punën në Kushtetuese

schedule12:57 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:57 - 22 Dhjetor, 2020

Altin Binaj është zyrtarisht anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Ai është betuar mesditën e kësaj të marte përpara presidentit Ilir Meta, pasi u zgjodh nga Kuvendi në seancën e shkuar plenare. Binaj merr sot detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Bashkë me Binajn Gjykata Kushtetutese ka 5 anëtarë, mes të cilëve Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC se KED është në përfundim të procesit të vlerësimit të dy kandidatëve për vendin e lënë vakant nga Besnik Imeraj. Sot pritet të pikëzohen Përparim Kalon dhe Aleksandër Toma të cilët më pas do i dërgohen presidentit për të zgjedhur.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka përsëritur disa herë thirrjen ndaj institucioneve në vend për të bashkëpunim, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda vitit 2020./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!