Altin Basha: E kam kaluar COVID-19! Kur do nisin shfaqjet në Teatrin Eksperimental

schedule18:19 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 18:19 - 15 Dhjetor, 2020

Në ditën e parë të punës si drejtor i Teatrit Eksperimental, Altin Basha deklaroi se është optimist për rinisjen e shfaqjeve, duke theksuar se mund të kemi rikthim të Teatrit në pranverë. Në bisedë me gazetarin Endri Xhafo në ABC, Basha deklaroi se po mendohet që të realizohen shfaqje në ambiente të hapura ose realizimi i tyre pa publik për t’i transmetuar online.  Teksa zbuloi se ka kaluar edhe COVID-19, Altin Basha u shpreh se masat shtrënguese po shkojnë drejt lirimit ndërsa renditi edhe disa nga arsyet pse vendosi të pranonte pikërisht këtë post.

“Me uljen e fuqisë së pandemisë mund të kemi rikthim të teatrit. Por mund të kemi edhe shfaqje One Man Shoë. Teatrot në përgjithësi në botë nuk funksionojnë. përpjekjet janë, për të bërë drama online, monodrama. Ekziston modeli për të bërë shfaqjen në skenë dhe për t’i transmetuar online. ADN-ja e teatrot është komunikimi me publik.

Mandati im është tre vite. Në pranverë ne kemi mundësi të bëjmë shfaqje outdoor, te amfiteatri i Tiranës ose në ambiente të tjera të hapura.  Ajo që është karakteristike e kësaj gjendje është se nuk mund të bësh parashikime të sakta. Këto nuk janë forma që zgjidhen nga shijet personale. Janë disa modele që aplikohen ndryshe secili do bënte diçka duke thënë se nuk më rrezikon. Unë jam optimist sepse e kam kaluar COVID-in.

Mendoj që masat shtrënguese do të jenë pak nga pak drejti lirimit. Është një detyrë që e kam marrë si detyrim ndaj brezit të ri. Jam marrë kryesisht me artistë të rinj. Kam grumbulluar eksperiencë të mjaftueshme në këtë drejtim. Nga një anë tjetër është që mendoj që do një reformim teatrit shqiptar  në format e reja të komunikimit teatror. Më intrigon kjo gjë dhe me eksperiencën që kam mund të ndikoj në këtë gjë. Teatri duhet të shkojë drejt filozofisë për të eksploruar forma të reja të  komunikimit”, deklaroi Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!