Mike Maignan është një nga afrimet e verës te Milani, klub që nuk i heq sytë nga kampionati francez dhe ka gati një tjetër afrim.
Së fundmi raportohet se kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Monacon për mbrojtësin e krahut të majtë, Fode Ballo-Toure.
Raportohet se Milani për 24-vjeçarin do të paguajë 8 milion euro. Ballo-Toure është aktivizuar në 24 ndeshje sezonin e fundit, 6 prej të cilave i ka nisur nga fillimi.
Mbrojtësi i krahut të majtë merret si një alternativë për Theo Hernandez, i cili është lojtari kryesor në linjën e majtë të prapavijës. /abcnews.al
AC Milan & Monaco have struck an €8m fee agreement for the transfer of Fodé Ballo-Touré, according to @sebnonda & @Santi_J_FM – some smaller details still to sort.
— Get French Football News (@GFFN) July 11, 2021