Alpinistja norvegjeze bëhet “gruaja më e shpejtë” që u ngjit në të gjitha malet mbi 8.000 metra

schedule12:37 - 5 Maj, 2023

schedule 12:37 - 5 Maj, 2023

Alpinistja norvegjeze Kristin Harila është bërë “gruaja më e shpejtë që ka ngjitur të gjitha malet mbi 8.000 metra”, duke u ngjitur në majën Cho Oyu, mali i fundit në listën e saj.  Sipas lajmit të “The Kathmandu Post”, Harila theu rekordin e një alpiniste spanjolle që prej 8 vitesh e 3 muajsh, duke u ngjitur në të 14 majat mbi 8.000 metra brenda një viti.

Harila u ngjit në majën e gjashtë më të lartë në botë, malin Cho Oyu në Himalaje, një javë pasi u ngjit në malin e 14-të më të lartë, Shishapangma në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës, më 26 prill.

Kompania nepaleze “Seven Summit Treks”, e cila drejton ekspeditën, konfirmoi se Harila arriti majën në orën 23:35 me kohën lokale më 3 maj. Alpinistja norvegjeze në projektin e saj të ri synon të ngjitet në 14 maja në një kohë më të shkurtër.

Në vitin 2022, Harila u ngjit në 12 maja dhe theu rekordin botëror si “gruaja më e shpejtë e cila u ngjit në Malin Everest dhe Lhotse në më pak se 12 orë”. Megjithatë, kërkesa për leje për t’u ngjitur në dy malet e mbetura u refuzua nga autoritetet kineze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!