Alpinisti gjeti bizhuteri me vlerë 150,000 euro, përfiton gjysmën e fitimit prej tyre

schedule12:26 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:26 - 8 Dhjetor, 2021

Një alpinist që gjeti disa bizhuteri të çmuara në Mont Blanc, ka përfituar gjysmën e tyre pasi autoritetet nuk mundën të gjenin pronarin. Alpinisti gjeti smeraldët dhe safirët në një mal në Francë në vitin 2013, dhe tani ai do të mbajë gjysmën e gurëve, sipas një postimi në Facebook nga këshilli Chamonix-Mont-Blanc të premten, shkruan CNN

Ekspertët e gurëve të çmuar kanë ndarë në mënyrë të barabartë gurët midis alpinistit dhe këshillit lokal, përkatësisht 75,000 euro secili, tha një zëdhënës i këshillit për CNN të martën. Këshilli do të vendosë gurët në një ekspozitë në Muzeun e Kristalit Chamonix, i cili ka qenë duke u rinovuar dhe pritet të hapet më 19 dhjetor, sipas një postimi në Facebook, raporton abcnews.al

Këshilli tha se gurët e çmuar po transportoheshin në bordin e një avioni Boeing 707 të Air India, “Kanchenjunga”, i cili më pas u rrëzua në Mont Blanc në vitin 1966, duke shkaktuar 117 viktima.

Një tjetër avion i Air India, “Malabar Princess”, u rrëzua në të njëjtën zonë në vitin 1950, duke vrarë të gjithë 48 personat në bord. Mbetjet nga rrënojat dalin vazhdimisht nga fundi i akullnajës, duke përfshirë metal dhe tela. Në korrik 2020, një sasi e madhe gazetash të ruajtura që nga viti 1966 dolën nga një akullnajë e shkrirë në Francë.

Një nga gazetat ishte edicioni i 20 janarit të India’s National Herald, në të cilën ishte shpallur zgjedhja e  Indira Gandhit si kryeministrja e parë femër e vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!