“Alpinistët” shqiptarë në Holandë, autoritetet në alarm

schedule10:25 - 29 Mars, 2019

schedule 10:25 - 29 Mars, 2019

Policia holandeze ka arrestuar deri më tani 1 371 të ashtuquajtur alpinistë në portin e Roterdamit. Behet fjale kryesisht për shqiptarë, alegjerianë dhe marokenë që tentojnë brigjet britanike të fshehur në rimorkio e kamionëve ose neper kontejnerë mallrash. Nga 1 371 persona 897 prej tyre kishin një pasaportë shqiptare. Në muajin Shkurt u zhvillua një tjetër konsultim sekret mes oficerëve të policisë nga Holanda, Belgjika, Anglia dhe Shqipëria rreth këtyre emigrantëve të paligjshëm, por ky fenomen vijon ende.

“Unë mund të punoj në Angli çdo lloj pune, nuk është problem për mua. Jam tërësisht i zhgënjyer me këtë vend pasi nuk mund të bej asgjë më këtu për të ardhmen time.”

Sipas mediave holandeze shqiptarët përpiqen qe të arrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Holandës, sepse atje shanset për azil dhe punë janë më të mëdha. Madje mund të punojnë ligjërisht atje pa leje qëndrimi. Në Mbretërinë e Bashkuar deri tani kanë arritur të hyjnë ilegalisht 1 537 shqiptarë që kanë kërkuar me pas azil. Vetëm 11 për qind e tyre kanë përfituar azil në Britaninë e Madhe. Të arrestuarit kryesisht marokenët, algjerianët dhe shqiptarët janë përplasur mes tyre si dhe kanë krijuar incidente me stafin e burgjeve. Këta azilkërkues kanë hyrë në disa raste në grevë urie në burgje duke u ankuar se trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore.  Një azilkërkues ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij ndërsa të tjerë u  kanë vënë zjarrin  dyshekëve të burgut.

Klan Plus

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!