Diego Maradona feston 60-vjetorin e lindjes ditën e sotme dhe urimet për futbollistin më të mirë të historisë së futbollit kanë qenë të shumta. Milan-Napoli ishte një nga duelet më spektakolare të viteve ’90 në Serie A, që ishte kampionati më i bukur dhe më i fortë në planet.
Ish-trajneri i famshëm i kuqezinjve, Arrigo Sacchi ka zbuluar për Radio Kiss Kiss një prapaskenë interesante në lidhje me yllin, simbolin dhe krenarinë e Napolit. “Diego më telefonoi dhe më kërkoi të shkoja trajner te Napoli.
Më donte tek ekipi i tij, por unë ndihesha për mrekulli te Milani. Kam qenë gjithmonë besnik i idesë që nuk duhet të lëvizësh kur ndihesh mirë aty ku je, ky është shkaku pse refuzova Napolin dhe Maradonën“, deklaron Arrigo Sacchi. /abcnews.al