Policia në Tepelenë ka vënë në pranga një 32-vjeçar që bëri një njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash. Bëhet e ditur se personi i vënë në pranga me inicialet S.M., njoftoi policinë më 27 nëntor se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200 mijë lekë.
Por pasi policia organizoi punën për zbardhjen e ngjarjes, rezultoi se 32-vjeçari kishte bërë njoftim të rremë dhe se “ngjarja” ishte e improvizuar
Po nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 300 gramë cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.
Po ashtu, është proceduar penalisht edhe i ati i të arrestuarit. /abcnews.al/