“Alo, është këtu”, plani i arratisjes me kamion dhe telefonata që fundosi armikun e shqiptarëve

schedule17:02 - 3 Korrik, 2021

schedule 17:02 - 3 Korrik, 2021

Autoritetet greke kanë publikuar detaje të reja nga operacioni që çoi në arrestimin e ish-deputetit grek të Agimit të Artë, Christos Pappas, një armik i betuar i shqiptarëve i cili u prangos më 1 korrik pasi ishte fshehur Athinë në shtëpinë e një gruaje 52-vjeçare nga Ukraina.

Ishte një telefonatë anonime në rajonin e policisë që vendosi në dijeni autoritetet për fshehjen e tij në një godinë në një lagje pranë qendrës së Athinës, që vendosi në lëvizje agjentët për të kontrolluar dhe survejuar të gjitha lëvizjet në zonë që çuan në prangosjen e Pappas.

Ndërkohë që avokati i ish-deputetit hodhi poshtë planin e arratisjes së Pappas jashtë vendit. “Christos Pappas nuk kishte në plan të shkonte jashtë vendit dhe ajo që unë di dhe besoj është se ai donte të shmangte dënimin e gjatë” tha ai.

Por mediat greke bazuar te informacionet nga autoritetet flasin për një plan arratisje të Pappas për në Itali, me anije, ose nga Patra ose Igumenica.

Skenarët për arratisjen e tij jashtë ishin dy: ose me letra false, ose duke u fshehur në një kamion me mallra, shoferi i së cilit do të ishte në “rrjetin” e mbështetësve të Christos Pappas. Por zbulimi nga agjentët bllokoi planet.

Ai është dënuar me 13 vite burg për drejtim organizate kriminale. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!