ALNET ofron testin anti-Covid në Rinas, TIA jep detaje: Kushton 35 euro

schedule19:08 - 31 Maj, 2021

schedule 19:08 - 31 Maj, 2021

Tirana International Airport ka dhënë detaje për mënyrën e testimit në Rinas për të gjithë udhëtarët.

ALNET, rrjeti laboratorik pjesë e spitalit Amerikan, tashmë e ofron këtë shërbim për të gjithë udhëtarët, duke i ulur kostot e pritjes, pasi përgjigja del brenda 90 minutash.

Ndërkohë, TIA bën me dije se testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht dhe kushton 35 euro. Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit të Alnet që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve.

Njoftimi i plotë:

Qendër Testimi PCR për pasagjerët që nisen në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Testin PCR keni mundësinë ta kryeni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Për të bërë testin PCR Covid-19, ju lutem ndiqni hapat më poshtë.

  1. Ju lutemi të vini në aeroport tre orë para fluturimit tuaj
  2. Ju lutemi prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta
  3. Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht
  4. Kosto e testit PCR është 35 Euro
  5. Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh

Testi i antitrupave (testi i gjakut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.

Ku mund të testohem?

Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve. Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!