Allegri: Unë dhe Sarri jemi krejtësisht të kundërt

schedule19:35 - 12 Nëntor, 2022

schedule 19:35 - 12 Nëntor, 2022

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur para ndeshjes së kampionatit italian kundër Lazios, e cila do të zhvillohet të dielën.

“Pres një ndeshje të vështirë, sepse Lazio është një kundërshtar shumë serioz”, ndan mendimin trajneri i bardhezinjve, i cili citohet nga gazetari Gianluca di Marzio. Skuadra e Maurizio Sarrit është e organizuar mirë dhe ka lojtarë shumë teknikë në radhët e saj.

Çfarë kemi të përbashkët unë dhe Sarri? Une nuk e di. Maurizio është një trajner i madh dhe personi i fundit që ka fituar Scudetton me Juventusin, por nga pikëpamja teknike ndoshta jemi krejtësisht të kundërta”, tha Allegri. /G.D abcnews.al/