Max Allegri ishte i kënaqur me pjesën e parë kundër Chelsea mbrëmë, por sigurisht katër golat e pësuar rëndojnë shumë. Gjithsesi italiani ka dëshirë t’i gëzohet arritjet së objektivit dhe të mendojë që të përmirësohen në vazhdim.
“Mendoj se pjesa e parë ishte e mirë. Pas pushimit ata vazhduan të bëjnë presing, ndërsa ne ishim shumë të dobët në golin e dytë dhe të tretë që pësuam. Lejuam shumë goditje këndi, ku ata janë shumë të fortë fizikisht.
Kishte disa situata të ndeshjes që mund t’i zgjidhnim më mirë. Është zhgënjyese të pësosh katër gola, por objektivi u arrit dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Atalantës. Skuadra nuk ishte aspak keq në pjesën e parë. Pas golit të dytë dhe të tretë e humbëm besimin”, tha Allegri për “Sky Sport Italia”
“Nuk është se prania e Lukaku e bëri më të lehtë që të mbroheshim në ndeshjen e parë. Ata kishin një sjellje taktike krejt ndryshe këtë herë. Në ndeshjen e parë ne ishim të përqendruar në mbrojtje gjatë 90 minutave, kurse këtu vetëm në 45 minuta.
Gjithsesi jemi kualifikuar dhe tani të fokusohemi te ndeshja e radhës. Sot i urova djemtë për kualifikimin. Nuk është se ne pasi mundëm Lazion jemi bërë skuadra më e mirë në Europë. Kemi limite si skuadër dhe nuk mund ta mohojmë diçka të tillë”. / abcnews.al

