E ardhmja e trajnerit të Juventusit, Masimiliano Allegri është në udhëkryq. Mediat në Itali raportojnë se trajneri Livornez, do të largohet shumë shpejt nga bardh e zinjtë, pasi nuk ka gjetur akordin me presidentin Anjeli për të vijuar bashkëpunimin, për në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë që, pasuesi i Allegrit mund të jetë Antonio Konte, i cili e shpalli Juventusin tre herë kampion në Itali.
Sipas mediave italiane, Zv/presidenti Pavel Nedved, i ka propozuar presidentit Anjeli, emrin e Kontes për stolinë e bardh e zinjve. Gjithsesi në Itali flasin edhe për një kalim të Kontes tek Inter, duke e bërë akoma më të paqartë situatën.
Pak ditë më parë ish-trajneri i Chelsea-t, refuzoi kalimin te Roma dhe tha se do të zgjidhte një projekt ambicioz, duke mos refuzuar Juventusin dhe Interin.
Një zhvillim tjetër pritet edhe tek skuadra e Romës, e cila nuk do të zgjasë më tej, bashkëpunimin me trajnerin Ranieri.
Roma synon të nënshkruajë bashkëpunimin me Gasperinin ose Arsene Venger. Me këtë të fundit ka më tepër shanse, pasi nuk është nën kontratë, ndërkohë që i pari po bën një punë të shkëlqyer tek skuadra e Atalantes./ABC News Albania 24/7