Max Allegri, pas barazimit kundër Napolit, për DAZN deklaroi: “Ishte një ndeshje kokë më kokë po vendet e sipërme të tabelës dhe Napolit i mungonin katër titullarë. Ndeshjen e parë ne na mungonin gjashtë, ndaj janë gjëra që ndodhin. Kishim shansin të shënonim të parët, por ishim të pasaktë dhe nxitonim në 30 metrat e fundit”.
“Duhet ta shohim si pikë të fituar këtë me Napolin, si diçka pozitive. Do të doja që skuadra ime të ishte më e qetë dhe e fokusuar në fazën e sulmit, por ka të bëjë edhe me karakteristikat e lojtarëve që kemi. Gjithsesi ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi”.
“Duhet të shënonim më shumë gola, patëm situata të mira me Chiesa, ndërkohë që patëm edhe shansin për shënim me Mckennie. Mesfushorët duhet të jenë më të mprehtë me pasimin e fundit. Jemi në vendin e pestë dhe kemi shënuar vetëm 28 gola, kështu që e dimë që është diçka që duhet ta përmirësojmë”. / abcnews.al

