Pas barazimit me Sportingun mbrëmjen e djeshme dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur.
“ishte një ditë e bukur, veçanërisht për raundin tjetër. Në fund vuajtëm, edhe nëse luajtëm një ndeshje të mirë sidomos pjesën e dytë. Ne duhet të bënim më mirë në fazën e finalizimit, por unë do të thotë që djemtë përformuan mirë edhe pse patëm pak fat në fund.
Ne e sollëm në shtëpi këtë rezultat të mirë, por tani duhet ta lëmë mënjanë Europa League për dy javë dhe të fokusohemi në Serie A. në katër ndeshjet e fundit ne kemi humbur tre, tani duhet të reagojmë dhe sigurojmë një pozicion në top katërshe.
Rabiot? Ai ka cilësi të shkëlqyera, është përmirësuar në driblime, por ndonjëherë nuk gjaun kur është afër zonës, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm.
Sevilla në gjysmëfinale pasi mposhti Manchester United? Sinqerisht e prisja, sepse në çdo rast ata janë një ekip i hidhur, që luan mirë dhe driblon. Ata kanë fituar shumë herë këtë kompeticion, do të jetë një sfidë e vështirë ndaj tyre”, ka përfunduar Allegri./ h.ll/abcnews.al