Fitorja kundër Lazios nuk e bën të fluturojë trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri. Pas ndeshjes italiani deklaroi për DAZN: “Kemi pasur një ndeshje të mirë, por kemi humbur shumë mundësi shënimi. Kemi një skuadër me cilësi të mëdha dhe me aftësi për të shkuar te porta e kundërshtarit, por aty nxitohemi.
“Ishte Juventus kundër Lazio, jo Allegri kundër Sarri. Gjithsesi futbolli gjithashtu është edhe strategji. Ka momente kur duhet mbajtur topi, momente kur duhet të kundërpërgjigjesh si dhe momente kur duhet të mbrosh.
Mendova se Lazio do ta mbante topin 70-80 për qind, por ne u paraqitëm mirë që e mbajtëm 46 për qind. Kështu që ishte një përmirësim për ne. Me kalimin e kohës do të bëjmë edhe më mirë në këtë aspekt. Është një lloj gjëje që mund të mësosh me kalimin e kohës dhe një serie fitoresh.
E admiroj frymën që treguam, Lazio të vetmet raste i krijoi me kundërsulme. Ne kishim shumë lojtarë që shkonin përpara duke u përpjekur të shënonim. Ndaj edhe duhen finalizuar rastet që krijohen, pasi në të kundërt lë hapësira dhe mund të pësosh.
Nuk kam parë një ekip të madh të kalojë në vetëkënaqësi. Gjithmonë kundërshtarët duhet të respektohen dhe të përpiqeni. Ne kemi humbur pikë këtë sezon sepse nuk jemi sjellë ndaj tyre sinë ndeshjet më të mëdha”. / abcnews.al

