Juventus arriti të marrë tre pikë të vështira ndaj Frosinones të dielën, padyshim një lajm i mirë për skuadrën, por lajmi i keq vjen pas përfundimit të kësaj sfide.
Në ndeshjen e radhës, Juventus do të luajë në transfertë ndaj Napolit, por trajneri i bardhezinjve do të jetë në emergjencë të plotë në repartin e mesfushës. Gjatë ndeshjes të së dielës, Rabiot dhe McKennie u larguan të dëmtuar nga fusha dhe do të jenë jashtë për të paktën 2 javë.
Mesfushori francez ka zhvendosur kockën e gishtit të madhë të këmbës gjatë një përplasje me shokun e tij të skuadrës, Bremer. Për McKennie, ka një shqetësim në shpatull. Por nuk mbaron me kaq, pasi edhe Kenan Yildiz u largua nga fusha duke prekur kofshën e djathtë, por ende nuk ka një raport mjekësor për talentin turk./h.ll/abcnews.al