Juventusi do të përballet me Sassuolën në ndeshjen e javës së 34-të të Seria A, duke nisur që nga ora 20:45.
Një takim shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë e Missimiliano Allegrit, pasi do të kërkojë pikët për të “blinduar” vendin e 4-të në kampionat, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
“Është një ndeshje e rëndësishme për ta sepse do të ishte një rezultat prestigji. Ne kemi nevojë për paraqitjen e duhur, përndryshe do të dilnim me kocka të thyera. Kam ende lidhje të ngushtë me familjen Squizni, është një kënaqësi gjithmonë të kthehem edhe pse më kanë krijuar momente të vështirë ndonjëherë”.
“Nuk e kemi arritur akoma vendin e katërt, por jemi kualifikuar në finalen e Kupës së Itali. Ky trofe është objektiv për ne. Do të bëjmë vlerësimet tona në fund të sezonit futbollistik”.
“Arthur nuk do të jetë, nuk është rikuperuar. Shpresojmë që do të jetë kundër Venezias. Do të vendos se kush do të luajë pas seancës stërvitore. Do të ketë disa ndryshime. Mckennie ka bërë vrapime dje, po përmirësohet por fundi i sezonit është afër.
Locatelli po punon veçmas, nuk e di nëse kthehet para fundit të kampionatit. Rabiot po luan mirë, ai po i afrohet edhe më shumë shënimit të golave. Po përmirësohet si lojtar dhe ka shumë vite për të bërë mirë në karrierën e tij. De Ligt është në formë dhe mund të luajë. Duhet të zgjedh një mes Bonuçi dhe Chiellini”, tha Allegri. /f.a/abcnews.al