Massimo Allegri në konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës ndaj Interit e cila do të luhet nesër mbrëma në Torino, ka folur rreth kësaj sfide dhe për disa prej lojtarëve të tij.
“Ndeshja është e rëndësishme, është derbi italian, është Juventus-Inter. Është një ndeshje emocionuese, me tension të lartë, një ndeshje e bukur për t’u luajtur.
Bremer, Di Maria dhe Vlahovic janë shëruar, por sulmuesi serb është në dyshime sepse ende nuk është në formën e tij më të mirë. Nesër në mëngjes do t’i shohim. Dy të tjerët do t’i vlerësojmë në mëngjes nëse do të startojnë nga minuta e parë apo jo”, është shprehur Allegri./ h.ll/abcnews.al