“Bardhezinjtë” e Juventus kaluan një sezon plot ulje-ngritje, që nga dënimi paraprak prej 15 pikësh e te rikthimi i tyre në fund të sezonit e deri te dështimi në gjysmë-finalet e UEFA Europa League, përballë një kundështari si Sevilla.
Mirëpo, pas gjithë këtyre peripecive, tekniku Massimiliano Allegri sërish kërkon të qëndrojë te Juventus-i i tij dhe një gjë të tillë “numri 1” i pankinës së “bardhezinjve” e ka konfirmuar dhe gjatë një komunikimi me mediat në prag të përballjes me Empoli-n.
“Kam një kontratë dyvjeçare dhe kam 100% shanse të qëndroj në lidhje me vendimin tim. Megjithatë, nuk mund të vendos për të tjerët”,- tha tekniku Allegri. /i.m /abcnews.al