Kartoni i kuq në ndeshjen ndaj Monzës, ka bërë që Di Maria të rrijë në shtëpi për dy ndeshje.
Sulmuesi argjentinas i Juventus do të mungojë ndaj Bologna dhe ndaj Milanit.
Njoftimi i gjyqtarit sportiv
“Angel Di Maria, në minutën e 41-të të pjesës së parë, si një kundërpërgjigje ndaj një faulli të pësuar gjatë një aksioni loje, goditi më bërryl në gjoks lojtarin e skuadrës kundërshtare, pa pasoja të dëmshme. Për këtë arsye, lojtari në fjalë i Juventusit do të pezullohet me dy ndeshje.”/ h.ll/abcnews.al