Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri, mesa duket është gati të rikthehet në pankinë. Gjashtë herë kampioni i Seria A i ka përfunduar pushimet dhe në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, shprehet se nuk ka shumë rëndësi se cila do të jetë aventura e tij e radhës.
“Kam pushuar këto kohë dhe i kam rifreskuar bateritë. Kam qëndruar me familjen time në Livorno dhe tashmë jam në kërkim të një klubi që të ketë një projekt konkret dhe të fitojë. Nuk ka rëndësi se ku do të filloj, por jam gati të rikthehem. A më pëlqen La Liga? Nuk besoj se ndonjë do t’i përgjigjej jo kësaj pyetje”, deklaron italiani, duke lënë kështu hapur derën për ndonjë ofertë nga Spanja.
”Juventusi është ndërtuar për të fituar. Për këtë arsye mendoj se ata mund të vazhdojnë për vite të tëra në këto nivele. Për sa i përket Milanit, atyre ende iu mungon diçka. Sipas mendimit tim kuqezinjve u duhet një projekt konkret dhe afatgjatë. Ndryshimi i ekipit në çdo sezon nuk të lejon të bësh hapa përpara.
Ronaldo? Unë e shikoj portugezin dhe për shumë vite të tjera tek bardhezinjtë. Në Europë ata kanë ecur mirë, pasi kanë arritur dy finale Championsi. Interesimi nga Reali? Para dy vitesh pata një kontakt me madrilenët, por asgjë nuk ndodhi për shkak se isha në kontratë me Juventusin”, mbyll Allegri. /abcnews.al