Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet një çështje në kampin bardh e zi.
Rreth kësaj teme ka folur tani edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.
Trajneri italian ka deklaruar se Chiellini ka folur gjëra pozitive për Cristianon, teksa për vete ka deklaruar se ka qenë kënaqësi që ka drejtuar një futbollist si portugezi.
“Kam mësuar diçka që gjërat e thëna dhe gjëra tjera që bëhen janë interpretime të kujtdo. Chiellini ka thënë gjëra pozitive për Cristianon i cili ka qenë i jashtëzakonshëm, për mua ka qenë një nder ta drejtoj ashtu siç kam drejtuar shumë kampionë”.
“Është normale që me 28 gusht, tri ditë nga fundi i afatit kalimtar, nuk kishte mundësi të tjera ta zëvendësonim. Klubi u tregua i aftë të siguronte Kean i cili ka shënuar dy gola të rëndësishëm që tani dhe jam i lumtur”, deklaroi trajneri italian.
Sipas Allegrit, nëse Ronaldo do të largohej më herët nga Zonja e Vjetër, atëherë klubi do të kishte mundësi që të sillte një tjetër futbollist si zëvendësues të tij.
“Nëse do të ishte larguar një muaj më parë ndoshta klubi do të kishte gjetur mundësinë që të punonte për një futbollist krejtësisht ndryshe. Vetëm kaq, nuk është se Ronaldo që ka një faj. Bëhet fjalë për çështje të afatit kalimtar”, u shpreh Allegri. /abcnews.al/