Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka nevojë për një tjetër mesfushorë në organikë, me klubin “bardhezi” që hasi në një të papritur siç ishte pezullimi i Paul Pogba për shkak të dopingut dhe tashmë janë të detyruar të mendojnë për merkaton e janarit.
I preferuari i italianëve është Pierre-Emile Hojbjerg që aktualisht është pjesë e Tottenham. Danezi ka eksperiencën e duhur për të organizuar lojën e bardhezinjve. Me një kontratë deri në vitin 2025 dhe me trajnerin Ange Postecoglu që nuk e sheh si të paprekshëm në skemat e tij, Juventus do të tentojë ta bindë 28-vjeçarin.
Hapi i parë nga “zonja e vjetër” është ai i takimit në Torino me agjentin e ish-futbollistit të Bayern Munich. Nëse “ndjesitë” janë pozitive atëherë Juventus do të nisë të hartojë ofertën për të bindur Tottenham që në janar të heqë dorë nga shërbimet e Hojbjerg.