Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ndryshon formacionin fillestar të skuadrës në çdo ndeshje.
Trajneri kaloi ndeshjen e tij të 100-të zyrtare në krye të bardhezinjve që nga rikthimi në klub në verën e vitit 2021 në të gjitha rastet, skuadra hyri në fushë në kombinime të ndryshme, raporton DAZN. Në këto takime, Juventusi regjistroi 54 fitore, 20 herë barazoi dhe 26 herë humbi.
Në ndeshjen e sotme të Serisë A, skuadra e Allegrit nuk arriti të mposht Bolonjën duke barazuar 1-1.
Juventusi është i treti në Serie A pas 32 javësh me 60 pikë, një pikë pas Lazios dhe 19 pikë pas Napolit. /G.D abcnews.al/