Trajneri i klubit torinez ra dakord me mendimin e shefit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili pranoi se i vinte turp për paraqitjen e ekipit. Ai foli edhe për dorëheqjen e tij të mundshme.
“Dorëheqje? As që e mendoja. Kur detyra është më e vështirë, bëhet më interesante. Duhet të dalim nga situata me dinjitet, pasion dhe qëllim”, ka thënë Allegri, për La Gazzetta dello Sport. /G.D abcnews.al/