Juventusi nuk luajti në mënyrën më të mirë në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, teksa për pak humbën nga Sevilla dhe arritën të barazojnë rezultatin vetëm në limit.
Trajneri i Juventusit beson se skuadra e tij e meriton një vend në finalen e Ligës së Evropës, pavarësisht faktit se Sevilla ka konfirmuar forcën e saj të jashtëzakonshme në këtë turne.
“I gjithë ekipi dëshiron të arrijë në finale, me gjithë respektin për Sevillan. Ne e kemi fituar këtë të drejtë. Ne duam shumë të shkojmë në Budapest dhe do të luftojmë me forcë të plotë”, tha Allegri /G.D abcnews.al/