Massimiliano Allegri ka folur për krizën që po kalon Juventusi i tij dhe e vë theksin te mungesat dhe mungesa e personalitetit. “Po bëjmë shumë gabime, gabojmë në shumë pjesë të fushës, si në pasime dhe veprime teknike.
Nuk përplasemi me kundërshtarët, na mungon diçka në aspektin e personalitetit. Gabojmë shumë, por është detyra ime t’i rregulloj gjërat në ekip”, tha fillimisht Allegri para gazetarëve në konferencën e organizuar për mediat.
Më pas trajneri i Juventusit shtoi: “Kemi edhe mungesa, ky është një Juventus virtual. Jam i kënaqur me merkaton, më kanë pëlqyer lëvizjet e klubit. I adhuroj lojtarët e mi, unë përshtat stilin e lojës në bazë të karakteristikave të tyre”.
“Kriza? Provoni t’i hiqni Milanit apo Interit pesë lojtarë titullarë dhe do e shohim se sa të vështirë do e kenë. Më mungon shumë Rabiot, një lojtar i fortë teknikisht dhe fizikisht. Ai bën 13-14 gjëra të mira në ndeshje, është një lojtar me peshë të madhe”, përfundoi Allegri. / abcnews.al