Allegri “gjobit” Juventus, tekniku italian kërkon shumën e majme nga “Bardhezinjtë”

schedule09:16 - 29 Maj, 2024

schedule 09:16 - 29 Maj, 2024

Shkarkimi dy javë para fundit i ka djegur jo pak teknikut Massimiliano Allegri, i cili tashmë ka vendosur të shkojë në “luftë” kundër ish-klubit të tij, Juventus, teksa nëpërmjet avokatit të tij, u ka kërkuar bardhezinjve 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.

Allegri ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër “Bardhezinjtë” kanë refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro, megjithatë negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventus që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri.

Ndërkaq, kujtojmë se Massimiliano Allegri u shkarkua dy javë para fundit, pas një shpërthimit ndaj arbitrave, drejtorit sportiv Giuntoli dhe drejtorit të gazetës torineze “TuttoSport”, në përfundim të finales së Kupës së Italisë ndaj “Bergamaskëve” të Atalanta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!