Allegri: Fitorja është gjithmonë e mirë, për objektivat do të shohim në fund të merkatos

schedule09:59 - 28 Korrik, 2023

schedule 09:59 - 28 Korrik, 2023

Dy herë në disavantazh dhe dy herë në gjendje për të arritur Milanin dhe më pas goditjet me penallti të cilat bënë Juventusin të fitonte miqësoren ndaj kuqezinjve, një fitore që sigurisht ndihmon dhe rrit moralin.

Juventus është ende në ndërtim e sipër, merkato ka ende shumë për të thënë, por Max Allegri mbetet i fokusuar me punën e tij.

“Fitorja ndihmon gjithmonë, duhet të kemi ambicie për të bërë gjëra të rëndësishme. Duhet të rritemi akoma teknikisht dhe fizikisht, por sot shkoi mirë.

Chiesa dhe Weah? Federico u shfaq mirë, këmba e tij është ndryshe nga viti i kaluar, por ishte normale. E dinim që d otë ishte një vit tranzicioni. Jam i lumtur në mënyrën se si u paraqit, me shpirtin e tij dhe dëshirën që ka pasur. Timotthy ka pasur një ndikim të mirë. Ai është një lojtar solid që e bën veten gjithmonë në dispozicion. Jam i kënaqur me mënyrën se si po ecën.

Kemi një bazë të mirë, por duhet të shohim se si do të jetë skuadra në fund të merkatos, duhet të punojmë shumë”, është shprehur Allegri pas fitores ndaj Milanit në miqësore./h.ll/abcnews.al