Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Allegri: Dybala e Morata kthehen pas kombëtareve, duhet end përmirësim

schedule17:37 - 26 Shtator, 2021

schedule 17:37 - 26 Shtator, 2021

Masimilliano Allegri ka konfirmuar se Alvaro Morata dhe Paulo Dybala nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet ndaj Chelsea dhe Torino.

Trajneri bardhezi është i kënaqur me fitoren e sotme kundër Sampdoria, por thotë se duhet të përmirësohen ende në aspektin mbrojtës. Për trajnerin bardhezi kjo ishte ndeshja e 400-të në Serinë A.

“Aspekti pozitiv është që kemi fituar ndeshjen e parë në shtëpi dhe sot në mbrëmje do të jemi në anën e sipèrme të klasifikimit. Në dy ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë raste, por duhet të përmirësohemi në disa momente, sidomos si ai i rastit të golit të parë të pësuar. Duket sikur nuk ishim në lojë aty, por mund ta shmangnim.

Të mërkurën ndaj Chelsea do të jetë një sfidë shumë e bukur, por kualifikimi për në raundin e ardhshëm nuk do të varet nga ajo sfidë. Kulusevski ka bërë një ndeshje mjaft të mirë. Nëse luan më shumë me fytyrë nga porta bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i rrezikshëm.

Dëmtimet e Dybala e Morata? Shpresoj që t’i kem sa më shpejt, por ndoshta do të rikthehen pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve. E sigurt është që nuk do të jenë të mërkurën dhe të shtunën.

Penalltitë? Kam vendosur që pas Dybala goditësi të jetë Bonuçi. Si ai, ashtu edhe Cuadrado godasin mirë. Këtë herë mendoja që Bonuçi ishte i duhuri dhe për fat nuk gabova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!