Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Allegri: Duhet të përfundojmë në top katërshe dhe në finalen e Kupës së Italisë

schedule14:00 - 19 Prill, 2022

schedule 14:00 - 19 Prill, 2022

Juventusi do të përballet me Fiorentinën për llogaritë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, takim që është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me “Zonjën e Vjetër” që kërkon kalimin në finalen e këtij turneu.

Në konferencën për shtyp, trajneri Missimiliano Allegri u shpreh se objektivi kryesore i skuadrës së tij është finalja e Kupës së Italisë, ndërsa në kampionat synon të përfundojnë në top-katërshen e Seria A, vende që të dërgojnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Nesër është si një finale, nuk mendojmë për ndeshjen e parë. Avantazhi ynë është që kemi 2 rezultate nga 3 të mundshmet. Duhet të mbyllim kampionatin mes 4 të parave dhe të shkojmë në finalen Kupën e Italisë. Më pas do të analizojmë sezonin.

Kritikat bëjnë gjithmonë mirë, por bilancet bëhen në fund. Fjalët e Lapo? Është një nga tifozët tanë më të zjarrtë dhe shprehu mendimin e tij në mënyrë dashamirëse”, ka thënë trajneri i Juventusit.

Ndeshja-“Nesër do të jetë një sfidë e vështirë. Fiorentina është në formë dhe po bën një sezon të madh. Italiano po bën një punë të shkëlqyer. Nesër luhet një vend në finale. Në sfidën e parë skuadrat u ruajtën më shumë, ndërsa nesër mendoj se do të jetë shumë ndryshe”.

Mungesat në mesfushë-“ Kam vetëm 2 lojtarë në dispozicion në mesfushë. Mund të luajë Danilo në atë repart, por kam edhe Mirettin. Mos të ankohemi, kemi lojtarë me shumicë. Nuk kam vendosur asgjë për formacionin, por Bonuçi dhe Perin do të jenë titullarë”.

Mund të bëhej më mirë?-“Nëse fiton Kupën e Italisë nuk vlen, ama nëse e humb ke dështuar. Kampionatin duhet ta mbyllim mes 4 të parave. Nuk kemi fituar ndeshje ku kemi luajtur mirë, por sigurisht na ka munguar diçka për të fituar ato ndeshje. Duhet të përmirësohemi. Viti tjetër do të jetë padiskutim më i mirë, por tani të mendojmë për ato që mund të bëjmë në këto momente”.

Efekti Vlahovic u shua?- “Jo. Ai ka bërë 7-8 gola. Por gjërat ndryshojnë, nuk mund të luash si në nëntor apo dhjetor. Ndryshojnë temperaturat, bien energjitë dhe ndeshjet fillojnë të peshojnë. Ndeshjet e fazës së dytë janë më të rëndësishme”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!