Allegri “dorëzohet” në Serie A: Inter mbetet favorit, objektivini ynë kualifikimi në Champions

schedule14:36 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 14:36 - 14 Dhjetor, 2023

Mrëbjem e së premtes, kampionati italian i futbollit, Serie A do të nisë siparin e javës së 16-të të elitës italiane, me “bardhezinjtë” e Juvnetus, që do të udhëtojnë, drejt mitikut, të “Stadio Luigis Ferrari”, nga ku do të përballet me vendasit e Genosa, në një përballje, që pritet të jetë tejet e luftuar, nëpërmjet këtyre dy skuadrave.

Siç e do zakoni para sfidës u zhvilllua edhe një konferencë për shtyp, nga ku tekniku Allegri theksoi sërish se “Zikaltërit” janë favoritët për titullin ndërsa shtoi se nuk ndjehet i lodhur dhe se mund të vazhdojë te “Zonja e Vjetër” edhe sezonin tjetër.

“Inter mbetet favorit sepse është ndërtuar për të fituar kampionatin, edhe Zhang në darkën e Krishtlindjes theksoi se objektivi është ylli i dytë. Ne kemi një rrugëtim ndryshe nga Inter, me lojtarë të rinj dhe që po vijnë në rritje. Duhet të përmirësohemi ende dhe duhet të jemi të qetë për të menaxhuar momentet e vështira.

Djemtë janë të përgjegjshëm për atë që bëjnë në fushë, më vjen mirë edhe sepse këtu te Juventus në këtë skuadër, nuk ka një i cili të sillet si numri një. Të gjithë e dinë mirë se objektivat e skuadrës vijnë para objektivave personal. Kjo është diçka e jashtëzakonshme.

Në fillimin e kampionatit askush nuk do ta kishte menduar se Juventus do të ishte i dyti. Mungojnë edhe katër ndeshja para se të mbyllet faza e parë dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Objektivi mbetet kualifikimi në Champions League.

E ardhmja? Më vjen mirë që Carlo Ancelotti më vendosi së bashku me Mourinhon, është nder për mua. Mournho kritikohet, por është i katërti mes shumë vështirësive ndërsa Ancelotti është trajneri më fitues në botë. Ka shumë trajnerë të rinj dhe të vjetrit duhen zëvendësuar, por ne bëjmë punën tonë, pavarësisht si e interpretojmë atë.

Eksperienca të përmirëson, pasi futbolli nuk ka një recetë fikse për të fituar. Nuk ndihem ende i lodhur dhe nuk më pëlqen që të bëj drejtuesin. Unë mendoj vetëm për objektivin që është kualifikimi në Champions, aty ku duhet të luanim edhe këtë sezon”, u tekniku Massimiliano Allegri. /i.m /abcnews.al