Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Allegri buzëqesh dhe Inzaghi “frikësohet”, Rabiot dhe Chiesa do të luajnë ndaj Interit

schedule11:27 - 29 Janar, 2024

schedule 11:27 - 29 Janar, 2024

Max Allegri, pas barazimit ndaj Empolit dhe në funksion të ndeshjes së madhe ndaj Interit të dielën e ardhshme, mund të marrë frymë lehtësisht. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mes të mërkurës dhe të enjtes, Rabiot dhe Chiesa do të kthehen plotësisht në grup për t’u stërvitur.

Dy yjet e bardhezinjve ishin mungesat e dukshme në këtë pjesë të parë të vitit 2024. Francezi mbeti jashtë me një tendosje muskulare, ndërsa sulmuesi italian kishte një shqetësim me gjurin e operuar më parë. Tani ata janë gati të rikthehen e të bëhen gati për sfidën e Scudettos ndaj Interit dhe vetëm ndonjë surprizë e pakëndshme mund t’i ndalë ata./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!