Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes të së shtunës kunër Lazio, Allegri ka komentuar sfidën, por gjithashtu është ndalur edhe në dy çështje kryesore, Bonucci me polemikat e tij dhe për situatën e Pogba.
“Bonucci mendoj se nuk kam asgjë për t’i thënë, kemi folur mjaftueshëm dhe nuk ka asgjë për të shtuar. I uroj suksese në karrierë brenda dhe jashtë futbollit. Telenovelat janë në “Canale 5” dhe nuk më pëlqejnë shumë. Leonardo i uroj fat, ai shkoi në një ekip që luan në Champions League, do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në një nivel motivues.
Mua më vjen keq për situatën e Pogba, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar ka një procedim në proces, ka njerëz të përfshirë dhe preferoj të pres deri në përfundim të procedurës”, është shprehur Allegri./h.ll/abcnews.al