Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas ndeshjes me Atalantën foli për barazimin dhe shanset e skuadrës së tij për titullin kampion. Tekniku italian analizoi ndeshjen dhe fillimisht deklaroi: “Do ishte zhgënjyese ta humbnim këtë ndeshje, pasi luajtëm kaq mirë.
Bëmë gabime në finalizim dhe në pasimin e fundit. Pati edhe tre minuta tmerri pa u mbyllur pjesa e parë nga kundërsulmet, por në të dy rastet ishte aty De Ligt aty. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Në mënyrë paradoksale, kur ne duhej të shënonim gabuam në pasim”.
“Atalanta është shumë agresive, kështu që duhet ta lëviznim topin shumë shpejt. Ishte një ndeshje shumë argëtuese, po humbnim 1-0 dhe rrezikuam të dilnim pa pikë. Barazuam dhe është një pikë e rëndësishme. Ne donim të fitonim, por e dinim se Atalanta ishte e fortë. Kështu që jemi të lumtur që vazhdojmë ecurinë si të pamposhtur”.
“Juve jashtë gare për titull? Ishte zyrtare para kësaj. Ka shumë pikë për të parakaluar tre skuadra. Ne thjeshtë përpiqemi të përmirësojmë paraqitjet tona dhe duhet të bëjmë një hap përpara kur të kemi topin e fundit për ta kthyer në rast për gol. Këtu duhet të bëjmë më mirë.
E kam thënë në shtator se Interi do të fitojë dhe e ndjej ende se ata janë skuadra më e fortë, pa treguar mungesë respekti për Milanin dhe Napolin. Tani Interi është më i fortë se Juventusi. Kemi humbur shumë pikë në fillim të kampionatit. Nëse do të kishim katër pikë më shumë, mund të ishim argëtuar. Por tani jemi këtu ku jemi”, tha Allegri për DAZN. / abcnews.al