Disa nga stafi i Boris Johnson thuhet se kanë bërë seks në një festë në Doëning Street në prag të funeralit të Princit Philip ndërsa kufizimet e rrepta Covid ishin ende në fuqi, sipas mediave të huaja.
Kështu “Partygate” është rikthyer për të përndjekur sërish ish-kryeministrin britanik, Boris Johnson, skandal i cili e detyroi të dorëhiqej.
Televizioni i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, ITV, raporton se në festën e organizuar në selinë e kryeministrit nga bashkëpunëtorët e kryeministrit të atëhershëm nuk ka pasur vetëm shumë alkool dhe muzikë me zë të lartë gjatë gjithë natës deri në agim dhe shkeljes flagrante të rregullave për luftimin e pandemisë koronavirus, por edhe raporte intime të shfrenuara.
Të paktën 2 çifte janë spikatur në intimitet, njëri në një zyrë pa drita dhe tjetri fillimisht në kuzhinë dhe më pas në një zyrë, larg nga sytë e të pranishmëve. Për eventin e ndaluar janë vendosur disa gjoba nga policia e Londrës, për shkak të shkeljes së masave anti-covid.
Vetë Boris Johnson nuk ka qenë i pranishëm në festën e shfrenuar, pasi ishte jashtë kryeqytetit, por kishte kërkuar ndjesë publike përballë Mbretëreshës Elizabeth, e cila në atë kohë drejtonte fronin britanik dhe vuante humbjen e bashkëshortit Filip, për mungesën e respektimin të zisë kombëtare.
/abcnews.al