Alkmaar e Fiorentina kërkojnë “përmbysjet”, publikohen formacionet e gjysmë-finaleve të Conference League

schedule20:02 - 18 Maj, 2023

schedule 20:02 - 18 Maj, 2023

Pas pothuajse 1 ore do të startojnë gjithashtu dhe sfidat e dyta të gjysmë-finaleve të UEFA Conference League, ku AZ Alkmaar do të përballet me “çekiçët” e West Ham, ndërsa Baseli i Taulant Xhakës do të presë në “shtëpi”, “violët” e Fiorentina.

Në Holland, Alkmaar do të presë në “AFAS Stadium”, “çekiçët” e David Moyes, në një përballje ku kërkohet përmbysja e madhe, pas disfatës 2 me 1, në “London Stadium” të enjten e kaluar. Protagonistë pritet të jenë sërish 2, “bomberi” grek i Alkmaar, Vangelis Pavlidis dhe “fantazisti” algjerian i West Ham, Said Benrahma.

Në krahun tjetër, Taulant Xhaka zbret në fushë si titullar përballë rivalëve të Fiorentina, për të siguruar finalen e parë evropiane në karrierën e tij. Shpresat e “helvetëve” bien mbi sulmuesin Zeki Amdouni, ndërsa në krahun tjetër Arthur Cabral, Nico Gonzalez e Josip Brekalo premtojnë spektakël për të arritur “përmbysjen” e madhe pas asaj humbjeje shokuese, 1 me 2 në “Artemio Franchi” të enjten e kaluar. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

AZ Alkmaar – West Ham 

Basel – Fiorentina