Alket Hyseni: 2021 do të jetë një vit më i mirë, shqiptarët do t’i japin Ramës mandatin e tretë

schedule11:03 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 11:03 - 23 Dhjetor, 2020

Deputeti i PS, Alket Hyseni nga foltorja e Kuvendit bëri bilancin për këtë vit, ndërsa sot zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni. Hyseni u shpreh se 2020 ishte vit i vështirë dhe me sfida, por sipas tij ata treguan se si të reagojnë si një shtet i konsoliduar.

Në gjykimin e tij, deputeti shton më tej se beson që 2021 do të jetë një vit më i mirë duke vënë theksin te zgjedhjet e 25 prillit. Hyseni shpreh bindjen se shqiptarët do të vazhdojnë rrugën e progresit duke i dhënë Edi Ramës mandatin e tretë.

“Ne treguam se dimë të reagojmë, reaguam si shtet i konsoliduar me politika ndihmëse dhe paketa financiare. Ekonomia edhe pse u dëmtua reagoi dhe nuk u gjymtua. Bujqësia realizoi furnizim e popullatës . Besoj se 2021 do të jetë një vit më i mbarë edhe nga buxheti që kemi miratuar. Me pagat në rritje dhe punësimin. 2021 do të jetë më i mirë edhe politikisht duke pasur parasysh edhe 25 prillin që shqiptarët do të vazhdojnë rrugën e progresit duke i dhënë Edi Ramës mandatin e tretë”, tha Hyseni. g.v/abcnews.al