Alizoti: Jam acaruar dhe tërbuar, është turp! Për Ramën, Bashën kushdo

schedule22:10 - 17 Qershor, 2019

schedule 22:10 - 17 Qershor, 2019

Mbrëmjen e sotme në Byro politike me gazetaren Juli Xhokaxhi, kanë qenë të ftuar Tomorr Alizoti, Ervin Bushati, Besnik Baraj, Fatbardh Kadilli. Besnik Baraj dhe Tomorr Alizoti kanë zhvilluar një debat mes tyre ku Alizoti theksoi se për të ka interes vendi dhe se partia nuk i intereson dhe e hedh në plehra.

Biseda e plotë:

Besnik Baraj: Zoti Alizoti, a jeni shqetësuar, a keni patur këto tendenca që janë sot shpërthyese, kur keni dëgjuar audion dhe videon e para 6 apo 7-8 vjetëve të Ilir Metës?

Tomorr Alizoti: Patjetër po, totalisht Po. Për mua në radhë të parë, prandaj jam acaruar dhe tërbuar ka rëndësi vendi. Kam 18 vjet që ëndërroj dhe Shqipëria po bëhet më keq, mua kjo më shqetëson dhe nuk më intereson fare partia, e hedh në plehra fare. Mua më intereson që kur shkoj jashtë më përqeshin si shqiptar dhe nesër më vendosin viza. Duhet të çohen shqiptarët dhe ti thonë: Është turp! të gjithëve, Ramës, Bashës kushdo, këtë e them me shpirt e betohem për zot.

Besnik Baraj: Jeni shqetësuar edhe kur u vranë 4 vetë apo jo?

Tomorr Alizoti: Po patjetër po, hetojeni more, pse ma bën si ironi? Unë vij nga një familje ku ne kemi vdekur për këtë punë, unë dua që vendi im të  bëhet, nuk dua të jetoj me ëndrra. Në një vend evropian kryeministri duhet të marrë përgjegjësi dhe të thotë, nëse ju mendoni padrejtësisht që unë jam e keqja e vendit, unë jap dorëheqjen. Asnjë s’ka dhënë dorëheqjen, ça do bëhet.

Besnik Baraj: Ke marrë ndonjëherë pjesë në zgjedhje?

Tomorr Alizoti: Jo nuk kam marrë

Besnik Baraj: Problematika në zgjedhje është komisionerët që të mos manipulohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!