Alizoti i kthehet Ramës: Je pinjoll i xhelatit

schedule12:54 - 7 Tetor, 2021

schedule 12:54 - 7 Tetor, 2021

Demokratëve nuk u ka dalë e keqja nga deklarata e kryeministrit Edi Rama ku i cilësoi si mbeturina të Partisë së Punës.

Deputeti demokrat Tomor Alizoti me tone të larta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se Partia e Punës janë njerëzit e tij Kristaq Rama dhe Spiro Koleka.

“Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari sepse është vendi me padrejtësitë të mëdha. Nëse në botë sfidat e mëdha janë mjedisi apo teknologjia në këtë vend sfida është uria.  Opozita bëhet të bëjë më shumë protestë, unë jam për protestë maksimale ndaj një njeriu të tillë. Për mendimin tim PD duhet të jetë në pararojë të protestave. Ka protestuar kur i ati i Kryeministrit ishte anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës”,  tha ndër të tjera Alizoti. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!