Aliu: Po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodhë në mënyrë të natyrshme

schedule10:49 - 28 Nëntor, 2021

schedule 10:49 - 28 Nëntor, 2021

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu tha se në vazhdimësi po punojnë që bashkimi me Shqipërinë të bëhet në mënyrë të natyrshme. Aliu i quajti “kufij artificialë” pikat kufitare ndërmjet dy vendeve.

“Ne po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodh në mënyrë të natyrshme. Tash kufijtë kanë qenë artificial që na kanë ndarë”.

Ministri tha se marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë për hekurudhën Prishtinë-Durrës do të financohet  nga të dy qeveritë.

“Marrëveshjen që e nënshkruam për komplet ndërtimin e hekurudhës së pari do ta bëjmë studimin e fizibilitetit i cili do të jetë projekt i përbashkët. Pra do ta bashkëfinancojmë të dy qeveritë. Së pari do ta bëjmë çlirimin e fezibilitetit i cili do të jetë projekt i përbashkët. Fizibiliteti do ta përcaktojë saktë trasenë e kalimit të linjës hekurudhore”, tha Aliu.

“Ajo çka po ndodh në Shqipëri është mjaft me rëndësi edhe për Kosovën. Pra këtu po iniciohet projekti i zhvillimit i portit në Durrës i cili do të shndërrohet në transport të mallrave. Do të jetë port modern i cili ka nevojë për linjë hekurudhore me korridore evropiane”, tha shtoi ai.

Sipas tij, hekurudha që po planifikohet, do të jepte qasje në korridore Evropiane.

“Hekurudha aktuale e cila lidh Durrësin me Tiranën dhe në Shkodër do të ketë mundësi të bëhet linja e re nga prej Luginës së Drinit nëpër liqe deri në qafën e Morinës ku del në pjesën e Kosovës në Ponashec.  Kjo do të jetë e rëndësishme sepse poeti i Durrësit përmes Prishtinës krijon qasje në korridore evropiane”, tha Aliu.

“Ndërsa për Prishtinën është se do të jetë stacioni i parë i këtyre mallrave nga Durrësi drejt Evropës. Kjo do të krijojë mundësin e zhvillimit industrial për shkak se është kyçje në linjat hekurudhore. Meqenëse kjo linjë shkon drejt Podgoricës kyçja do të jetë më e mira përmes Prishtinës për shkak se linja ekzistuese që Tivari ka me Beogradin është linjë e cila ka lartësinë tepër të lartë dhe shumë do të jetë shfrytëzimi i linjës hekurudhor”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!