Fidan Aliti e pranon forcën e Çekisë. Mbrojtësi i Kalmarit analizon sfidën e humbur në SuperSport Kosova, nuk pranon të komentojë golin e parë të pësuar dhe ka një thirrje pozitive për të gjithë shqiptarët. Mërzitja është e madhe, por nesër gjithçka do jetë ndryshe.
DISFATA – “Djemtë dhanë 100%, por Çekia u tregua më e fortë se në. Janë ekip me kualitet, zhvilluan një ndeshje fenomenale. Ne nuk luajtëm futbollin që dimë të bëjmë, por edhe Çekia na vështirësoi gjithçka”.
GOLAT E PËSUAR – “Muric na shpëtoi në 2-3 raste. Nuk dua të komentoj, se kam të qartë në kokë aksionin. Nuk është momenti për të komentuar”.
MESAZHI – “Sot është dita për t’u mërzitur, është normale. Të gjithë shqiptarët janë të mërzitur, por nesër kur të zgjohemi nga gjumi duhet të jemi pozitiv. Në mars kemi finalen e radhës”. /abcnews.al