Alimehmeti: Imuniteti ndaj Covid zgjat me vite

schedule15:50 - 16 Prill, 2021

schedule 15:50 - 16 Prill, 2021

Nga Ajgena Korbi

Imuniteti ndaj Covid 19 zgjat me vite ndoshta dhe dekada. Epidemiologu Ilir Alimehmeti e bazon këtë mendim tek të dhënat e një studimi të publikuar në revistën prestigjoze  “Nature”.

“Përgjigja imunitare e trupit përfshinë jo vetëm IGM dhe IGG , PËRSFHINË përgjigjen qelizore dhe ato të kujtesës që qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Studime të shumta na e tregon dhe një studim i veçantë na e tregon ato të Sars-Cov1 të cilët janë testuar 17 vite më pas dhe vazhdojnë reagojnë ndaj këtij virusi,” thotë ai.

Një tjetër argument që mjeku sjell në vëmendje janë të dhënat rreth personave të riinfektuar nga ky virus.

“Riinfektimet edhe ose ndodhin kanë tendencën të jenë të lehta. Në shkallë globale numri i vdekjeve nga riinfektimi është një numër pothuajse inekzistent. Tendenca është që imuniteti të zgjasë shumë, jo që të evitojë hyrjen e virusit në trup, por forma e shfaqjes të jetë e butë,” thekson epidemiologu.

Përballë një panorama të tillë kur duhet ta kryejnë vaksinën anti-Covid personat që e kanë kaluar sëmundjen?

“Dimë që me sëmundje të tjera virale kush e ka kaluar nuk ka nevojë për një vaksinë. Me këto sëmundje specifike dimë që po thuhet se 6 muajt e parë nuk është e nevojshme dhe ndoshta mund të ketë nevojë për një dozë të vetme pas 6 muajsh,” thotë ai.

Në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë zyrtarisht janë prekur nga Covid 19 rreth 129 mijë persona, por numri mendohet të jetë më i madh pasi shumë njerëz mund ta kenë kaluar sëmundjen pa shenja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!